Kredia hungareze javën e ardhshme do të transferohet në llogarinë e Ministrisë së Financave

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Paratë nga marrëveshja për borxhin prej 500 milionë euro me Bankën hungareze për Eksport-Import që sot në Budapest në emër të Qeverisë, e nënshkroi ministrja e Financave, Gordana Dimitrievska – Koçoska, pritet javën e ardhshme të transferohen në llogarinë e valutave të Ministrisë së Financave.

Ajo në “TV Sitel”, nga Budapesti përsëriti se bëhet fjalë për kredi prej 500 milionë euro me normë të interesit prej 3,25 për qind, me periudhë të pagesës prej 15 vjetëve, gjegjësisht grejs periudhë prej tre vjetëve. Ato do të hyjnë si mjete në buxhet, prej ku 250 milionë euro do të dedikohen për Bankën Zhvillimore, ndërsa ajo përmes bankave komerciale do t’i plasojë në sektorin privat për investime, ndërsa 250 milionë të tjera do të mbesin në Buxhet dhe do të jenë të dedikuara për projekte infrastrukturore, gjegjësisht për financim të projekteve të komunave.

“Sot shfrytëzuam momentin për të folur edhe për plotësimin e dokumenteve shtesë për të kryer pagesën. Pres të enjten kur do të kthehemi në Maqedoni t’i shtypim ato dokumente dhe t’i dërgojmë në Bankën Hungareze dhe gjatë javës së ardhshme mjetet do të transferohen në llogarinë e valutave të Ministrisë së Financave”, tha Dimitrieska-Koçoska, kur u pyet se kur duhet të vinin paratë në llogarinë e shtetit.

Ajo bëri të ditur edhe se kushtet të cilat do të jenë në dispozicion për shfrytëzim të mjeteve nga kjo kredi nga ana e biznesit, përmes bankave komerciale do të vihen në dispozicion për kompanitë nën kushtet e njëjta si edhe për shtetin.

Advertisement

“Ato (kompanitë) do të duhet të aplikojnë në Bankën Zhvillimore, Banka Zhvillimore do të komunikojë më tej me ta. Më e rëndësishmja është që sektori privat duhet të dijë që ne i kemi siguruar mjetet, që sapo të jenë në llogari do t’i ridrejtojmë në Bankën Zhvillimore dhe më tej ajo do të merret vesh me bankat komerciale se si do të shpërndahen mjetet në bankat komerciale”, thotë Dimitrieska-Koçoska.

E pyetur nëse firmat do të kenë ndonjë detyrim shtesë ndaj bankave komerciale, sepse fillimisht ishte paralajmëruar se kushtet cilat i shfrytëzon shteti nga Hungaria do t’i kenë edhe kompanitë në vend, ministrja e Financave u përgjigj me konfirmim.

“Të njëjtat kushte. Këtu nuk ka asnjë dilemë. Pra, mbeten të njëjtat kushte – norma e interesit, i njëjti afat për shlyerje 15-vjeçar me grejs periudhë trevjeçare, por ajo që është e rëndësishme që edhe kompanitë e dinë dhe për të cilën kemi folur më parë, flasim për kompanitë që janë produktive, që do të investojë në makineri dhe pajisje. Pse është kështu, thamë që nuk do të theksojmë vetëm kompanitë eksportuese, por mund të jenë edhe kompani vendase që prodhojnë dhe shesin në tregun vendas. Qëllimi është ose të nxisim eksportin ose të ulim importin. Efekti është i njëjtë. Prandaj themi kompanitë prodhuese në të njëjtat kushte me të cilat ne e japim kredinë”, nënvizon Dimitrieska-Koçoska.

The post Kredia hungareze javën e ardhshme do të transferohet në llogarinë e Ministrisë së Financave appeared first on Telegrafi.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy