Toshkovski: LSDM me deklarata të rreme për “mos aftësinë” time në MPB, po tenton të largojë vëmendjen nga kaosi shtatë vjeçar që la pas

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Ministri i Punëve të Brendshme, Pançe Toshkovski sot në profilin e tij në Facebook ka deklaruar se është i zhgënjyer nga përpjekjet nekrofile të LSDM-së për të manipuluar popullin duke e akuzuar për gjoja paaftësinë e MPB-së në këto 100 ditë.

Ai thotë se e gjitha është përpjekje e dëshpëruar për të larguar vëmendjen nga kaosi shtatëvjeçar dhe shkatërrimi i sistemit të sigurisë që lanë pas.

“Pretendimi se gjatë drejtimit tim të MPB-së është zbardhur vetëm një rast është krejtësisht i rremë dhe manipulues, me qëllim të keqinformimit të qytetarëve. Sipas shifrave zyrtare të Ministrisë së Brendshme, në vitin 2023 kanë ndodhur 23 vrasje, nga të cilat 2 të pazbardhura, ndërsa në vitin 2024, deri në muajin tetor, kanë ndodhur 16 vrasje, nga të cilat gjithashtu vetëm 2 të pazbardhura. Këto të dhëna tregojnë se situata jo vetëm që nuk është përkeqësuar, por është përmirësuar edhe në drejtim të uljes së numrit të vrasjeve. Por të gjithë e dimë se çfarë lloj kaosi ka ndodhur në 7 vitet e fundit ku skandalet janë rreshtuar njëri pas tjetrit. Strukturat e tyre qeverisëse kanë lejuar kriminelët të sundojnë rrugët, të qëllojnë qendrat tregtare, të terrorizojnë qytetarët dhe ta kthejnë policinë në zbatues të interesave të tyre”, shkruan Toshkovski.

The post Toshkovski: LSDM me deklarata të rreme për “mos aftësinë” time në MPB, po tenton të largojë vëmendjen nga kaosi shtatë vjeçar që la pas appeared first on Telegrafi.

Advertisement
Share.

Leave A Reply

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy