BDI me kritika për Qeverinë: Paga minimale duhet të jetë 450 euro, të subvencionohen kompanitë dhe të rriten pensionet

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Deputetja nga radhët e Bashkimit Demokratik për Integrim, Rina Ajdari ka numëruar sot në press konferencë, ashtu siç tha,  dështimet e qeverisë aktuale.

Ajdari tha se kjo qeverisje bëri shkurtimin e projekteve kapitale përfshirë dhe korridorin e 8, mosrritjen e pagës minimale, kufizimin e marzhës së produkteve, mos rritjen e pensioneve, mos uljen e kontributeve për sektorin privat dhe mos ndarjen e 10 mijë eurove për çdo qytetar.

Nga BDI kërkojnë që paga minimale të jetë 450 euro, dhe qeveria të rrisë subvencionet e kompanive dhe të sigurojë jetë më të mirë për qytetarët.

“Maqedonia e Veriut është në krizë të thellë ekonomike dhe bruto prodhimi vendor do të jetë më i ulëti në të gjithë rajonin e Ballkanit Perëndimor. Bashkimi Demokratik për Integrim iu bën thirrje institucioneve që urgjentisht të ndërmerren masa konkrete për rritjen e pagës minimale – minimum 450 euro dhe në mënyrë lineare për të gjitha pagat tjera në vend. Për subvencionimin e kompanive vendore që të rrisin konkurrentshmërinë e tyre, të mbulohen harxhimet rrugore të të punësuarve që vendin e punës e kanë më shumë se 15 kilometra nga vendi ku jetojnë. Të fillojnë reforma për zvogëlimin e kontributeve për sektorin e biznesit që të mbajnë të punësuarit e tyre duke pasur mundësi t’i rrisin pagat në sektorin privat. Të ndihmojnë kompanitë për të fituar tregje të reja për eksport. Të kthehet metodologjia për rritjen e pensioneve duke u bazuar në rritjen e inflacionit dhe pagës mesatare në vend. Të ulet çmimi i energjisë elektrike për amvisëritë dhe kompanitë mikro dhe të vogla. Marrë parasysh se më nuk ka krizë energjetike, të intervenohet në pjesën e akcizave dhe taksave që të mos ketë rritje të konsiderueshme të derivateve”, tha Ajdari.

Advertisement

 

The post BDI me kritika për Qeverinë: Paga minimale duhet të jetë 450 euro, të subvencionohen kompanitë dhe të rriten pensionet appeared first on Telegrafi.

Share.

Leave A Reply

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy