Llazov: ISHSSH do të kryejë mbikëqyrje inspektuese në institucionet shëndetësore ku foshnja e vdekur është mjekuar paraprakisht

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Në Qendrën klinike “Nëna Terezë” në Shkup sot në mëngjes ka vdekur një foshnje 14-muajshe. Drejtori i Inspektoratit shtetëror sanitar dhe shëndetësor (ISHSSH) Kiril Llazov, tha se do të kryejë mbikëqyrje të jashtëzakonshme inspektuese në institucionet shëndetësore ku foshnja e vdekur ishte mjekuar më parë, me qëllim që të konstatohet e vërteta për lëshimet e mundshme gjatë mjekimit.

Inspektorati shtetëror sanitar dhe shëndetësor (ISHSSH), në pajtim me kompetencat, do të kryejë mbikëqyrje të jashtëzakonshme inspektuese në institucionet shëndetësore, ku foshnja e vdekur është mjekuar më parë. Përkatësisht, në IPSH KU për sëmundje të fëmijëve dhe IPSH KU për sëmundje respiratore tek fëmijët ‘Kozle’”, deklaroi sot pasdite drejtori i ISHSSH-së, Kiril Llazov.

“Me qëllim që të konstatohet e vërteta për lëshimet e mundshme gjatë mjekimit, mbikëqyrja do të bëhet në prani të personave përgjegjës të institucioneve shëndetësore, si dhe të mjekëve të cilët kanë marrë pjesë në ofrimin paraprak të mbrojtjes shëdnetësore. Dokumentacioni i siguruar mjekësor dhe dekalratat e punonjësve shëndetësorë do t’i d[rgohen ministrit të Shëndetësisë dhe do të inicohet formim i komisionit për mbikëqyrje profesionale”, sqaroi drejtori Llazov.

The post Llazov: ISHSSH do të kryejë mbikëqyrje inspektuese në institucionet shëndetësore ku foshnja e vdekur është mjekuar paraprakisht appeared first on Telegrafi.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy