VIDEO/ Sadiku i papërmbajtshëm, shënon dy gola, njëri më i bukur se tjetri

Pinterest LinkedIn Tumblr +
VIDEO/ Sadiku i papërmbajtshëm, shënon dy gola, njëri më i bukur se tjetri

Armando Sadiku është kthyer në një idhull në kampionatin indian, pasi po vijon të shënojë rregullisht.

Sulmuesi shënoi dy gola për skuadrën e tij Goa përballë North Ist Junajtid. Sadiku barazoi shifrat në shtesën e pjesës së parë, duke transformuar saktësisht një penallti. Vetëm dy minuta pas fillimit të pjesës së dytë, ai u tregua i aftë brenda zonës të lëshonte një gjuajtje të pakapshme për portierin.

Kështu, ai kaloi në avantazh ekipin e tij që për fat të keq nuk administroi siç duhet rezultatin dhe mbylli ndeshjen në barazim 3-3.

Me këto dy gola, Sadiku u ngjit në kuotën e 4 të tillëve të shënuar në vetëm 3 ndeshje të luajtura në këtë kampionat me Goa, duke lënë menjëherë gjurmë në ecurinë e kësaj skuadre dhe duke u kthyer në një idhull për tifozët.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy