Deputetët duhet të zgjedhin përbërjen e re të KSHZ-së në Maqedoni

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Sot duhet të nisë seanca e 16-të e Kuvendit, me disa vendime dhe ligje në rend dite. Në rendin e ditës të propozuar janë vendimet për harmonizimin e përbërjes së Komisionit Shtetëror Zgjedhor (KSHZ), si dhe për zgjedhjen e anëtarëve të rinj të Komisionit.

Me vendimin për harmonizimin e përbërjes së KSHZ-së, propozohet që kryetar të jetë Boris Kondarko, anëtar aktual, i cili vjen me sugjerim të LSDM-së dhe nënkryetari Abdush Demiri, i cili erdhi në KSHZ me propozimin e Lëvizjes Besa.

Për anëtarë janë propozuar kryetari aktual Aleksandar Dashtevski (OBRM-PDUKM), nënkryetarja Ditmire Shehu (BDI) dhe Oliver Ristevski (LSDM).

Kuvendi sot duhet të marrë vendim për shpalljen e zgjedhjes së dy anëtarëve të rinj të KSHZ-së. Boban Stojanovski (OBRM-PDUKM), i cili ishte anëtar i KSHZ-së, u bë zv. sekretar i përgjithshëm i Kuvendit, ndërsa Radica Risteska (LSDM) po pensionohet. Shpallja zgjat tetë ditë nga botimi në Gazetën Zyrtare./Telegrafi/

Advertisement

The post Deputetët duhet të zgjedhin përbërjen e re të KSHZ-së në Maqedoni appeared first on Telegrafi.

Share.

Leave A Reply

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy