BDI: Dënojmë vendimin e MASH për të zëvendësuar me maqedonas përfaqësuesit shqiptarë në komisione të ndryshme

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Nga BDI kanë reaguar ndaj Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës, pas, siç zëvendësimin e shqiptarëve me maqedonas në disa komisione në MASH. BDI këtë e quan “akt të qartë të diskriminimit etnik”.

Nga BDI thonë se kjo është “goditje e rëndë për barazinë dhe përfaqësimin e drejtë të komunitetit tonë në institucionet shtetërore”.

“Me shqetësim të madh, ne në Bashkimin Demokratik për Integrim (BDI) dënojmë vendimin e fundit të Ministrit të Arsimit për të zëvendësuar përfaqësuesit shqiptarë në komisione të ndryshme me përfaqësues maqedonas. Ky veprim është një shenjë e qartë e diskriminimit etnik dhe përjashtimit të shqiptarëve nga pozitat kyçe të vendimmarrjes.

Ja disa nga zëvendësimet e fundit që reflektojnë këtë praktikë diskriminuese: Xhemile Idrizi u zëvendësua me Keti Kostovska, Xhuliana Zairi u zëvendësua me Georgi Pandeliev Sokol Ahmeti u zëvendësua me Verica Paunovska, Laura Cana u zëvendësua me Slavica Mircevska, Liridona Bushi u zëvendësua me Daniela Graorska, Sadete Ramadani u zëvendësua me Biljana Trajkovska, Nuran Kadriu u zëvendësua me Anastasia Trajkovska, Abaz Fetishi u zëvendësua me Rajne Velinovska”, thuhet mes tjerash në njoftimin e BDI-së.

Advertisement

 

The post BDI: Dënojmë vendimin e MASH për të zëvendësuar me maqedonas përfaqësuesit shqiptarë në komisione të ndryshme appeared first on Telegrafi.

Share.

Leave A Reply

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy