Prokuroria ngrit aktakuzë ndaj ish-drejtoreshës së Klinikës së Toksikologjisë në Shkup për keqpërdorim të detyrës zyrtare

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Prokurori publik nga Prokuroria Themelore Publike Shkup ka ngritur aktakuzë kundër një personi për veprën penale – Keqpërdorim i pozitës dhe autoritetit zyrtar nga neni 353 paragrafi 1 i Kodit Penal, njoftojnë nga PTHP.

“E akuzuara në cilësinë e drejtoreshës organizative të një institucioni shëndetësor publik – Klinikë Universitare për Toksikologji, ka tejkaluar kompetencat e saj zyrtare me qëllim që t’u mundësojë përfitim pasuror të kundërligjshëm për 17 persona.

Duke vepruar në kundërshtim me Ligjin për Parandalimin e Korrupsionit dhe Konfliktin e Interesit, Kodin Zgjedhor dhe Ligjin për Kujdesin Shëndetësor, ajo në maj të këtij viti ka lidhur kontrata pune me personat për punësimin e tyre në Klinikë, pas së cilës ka nxjerrë në mënyrë retroaktive urdhërpagesat me të cilat ajo u ka paguar atyre kompensim mujor për punësimin e tyre të mëparshëm të supozuar.

Ajo ka shtuar në listë persona me të cilët nuk është lidhur fare kontratë pune dhe të cilëve u është paguar edhe kompensimi për gjoja punët e kryera. Në këtë mënyrë është dëmtuar buxheti i Klinikës në shumë prej 659.781 denarë, ndërsa të punësuarve u është siguruar përfitim pasuror i kundërligjshëm”, thuhet në njoftimin e Prokurorisë./Telegrafi/

Advertisement

The post Prokuroria ngrit aktakuzë ndaj ish-drejtoreshës së Klinikës së Toksikologjisë në Shkup për keqpërdorim të detyrës zyrtare appeared first on Telegrafi.

Share.

Leave A Reply

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy