Nga artist në pjatalarës, humoristi shkodran Sandër Ruçi tregon sfidat e emigrimit 52 vjeç në Amerikë

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Nga artist në pjatalarës, humoristi shkodran Sandër Ruçi tregon sfidat e emigrimit 52 vjeç në Amerikë

Artisti i madh shkodran Aleksandër (Sandër) Ruçi ishte i ftuar i radhës në Quo Vadis të moderatores Pranvera Borakaj në Vizion Plus.

Sandri rrëfeu jetën e tij nga nisja e karrierës si aktor, e deri te emigrimi në Amerikë. Ai tha se ishin bashkëatdhetarët shqiptarë ata që këmbugëlën që ai të shkonte e të jetonte në SHBA pas një turneu që artistët shkodranë zhvilluan atje.

Pjesë nga biseda:

Ruçi: Në 2011 pasi ranë kullat, ne na u bë një ftesë, mua dhe Zylit të shkonim në nderim të viktimave të 11 shtatorit. Ne shkuam dhe na pritën në mënyrë…nuk di çfarë të them. Se ishte dhe koha që nuk shkonin dhe vinin shumë artistë. Malli ishte i madh, na pritën në mënyrë të përsosur. Aty ishte impakti i parë dhe shumë miq e dashamirës më thanë “pse s’vjen”. Ku të vij, i thashë, unë kam shtëpinë, familjen, punën.

Advertisement

Pranvera Borakaj: S’e mendoje fare emigracionin në atë kohë? Nuk kishe emigruar kurrë?

Ruçi: Në mënyrë absolute. Asnjëherë në jetën time, as e kisha ndërmend. Mirëpo Amerika është e bekuar prej Zotit. Ishte dashur të shkoja 22 vjeç, por unë kam shkuar 52 vjeç. Nuk jam penduar. Pas herës së parë, u riktheva pas katër vitesh. Herën e tretë shkova që mos kthehesha. Nuk shkova më për të bërë qejf. /Vizionplus.tv/

Share.

Leave A Reply

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy