Një i mitur theret me thikë nga disa të mitur të tjerë, afër shkollës në Shkup

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Një i mitur ka përfunduar në Kompleksin e Klinikave pas plagëve që ka marrë nga therja me thikë nga disa të mitur të tjerë.

Në deklaratën e SPB Shkup të dhënë për “TV21”, thuhet se rasti ka ndodhur në afërsi të shkollës, por nuk bëhet i ditur emri i shkollës.

“Sot (17.09.2024) është denoncuar se në afërsi të shkollës në Shkup, një i mitur nga Shkupi është sulmuar me thikë nga disa persona, me shumë gjasa të mitur. Personi është dërguar në Kompleksin e Klinikave “Nënë Tereza” për dhënien e ndihmës. Ndërmerren masat për zbardhjen e rastit”, qëndron në përgjigje.

Jozyrtarisht mësohet se rasti ka ndodhur në afërsi të gjimnazit të qytetit të Shkupit, “Zef Lush Marku”.

Advertisement

Kujtojmë se kohë më parë, dy nxënës të po kësaj moshe ndërruan jetë në rrethana aspak të zakonta.

 

The post Një i mitur theret me thikë nga disa të mitur të tjerë, afër shkollës në Shkup appeared first on Telegrafi.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy