Janevska: Me ligj të ri do të forcohen kriteret për avancim në pozita mësimore-shkencore në universitete

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Kushtet për avancim në pozitat mësimore-shkencore në universitetet e Maqedonisë do të përforcohen me Ligjin e ri për arsimin e lartë i cili është në fazën e hartimit, deklaroi ministrja e Arsimit dhe Shkencës, Vesna Janevska

Ajo, në emisionin “Analiza TV24” theksoi se nga stafi mësimdhënës sërish do të kërkohet që të botojë punime në revista me faktor impakti, dhe kjo, thotë Janevska, është një nga kriteret që vlerësohet gjatë renditjes së universiteteve në listën e Shangait.

“Pas ndryshimit të qeverisë pas revolucionit shumëngjyrësh, u miratua një ligj që uli në mënyrë drastike kriteret e avancimit në profesionet mësimore-shkencore dhe menjëherë u ndje një rënie e intensitetit të punës shkencore-kërkimore. Është zvogëluar, ndër të tjera, numri i punimeve që janë botuar në revista me ndikim faktor dhe kjo ka ndikuar në rënien e UKIM-së dhe universiteteve të tjera në ranglistën e Shangait”, tha Janevska, duke theksuar se është në komunikim të shpeshtë dhe ka janë forcuar mbështetja e menaxhmentit të universitetit ndaj kritereve për avancim në pozita.

Ajo informoi se fondet për arsim dhe shkencë do të rriten gradualisht, e kjo do të thotë më shumë mbështetje për organizimin dhe pjesëmarrjen në konferenca shkencore ndërkombëtare, për zhvillimin e projekteve shkencore e jo vetëm./Telegrafi/

Advertisement

The post Janevska: Me ligj të ri do të forcohen kriteret për avancim në pozita mësimore-shkencore në universitete appeared first on Telegrafi.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy