Artistët do të rikthehen në Ansambël, Lutkov: Drejtori i ri do të nënshkruajë për së dyti konkurs

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Muajin e ardhshëm do të hapet konkurs dhe do të rikthehen në punë 33 të punësuarit në Ansamblin shtetëror të këngëve dhe valleve popullore, paralajmëron ministri i Kulturës Zoran Lutkov. Qeveria dje e shkarkoi drejtorin e Ansamblit Shkodran Tolajn.

Për momentin ushtrues detyre Drejtor në Ansambël është Ardian Ismaili. Duke folur për parregullsitë në këtë institucion, ministri Lutkov tha se drejtori i ri do të ndërmerr aktivitete të mëtejshme në bazë të përfundimeve të inspektoratit.

“Drejtori i ri do të nënshkruajë për së dyti konkurs për punësime të reja për ato 33, tani shpresoj që periudhën e ardhshme rreth 1 muaj ata njerëz do të jenë përsëri të punësuar, ndërsa më vonë do t’i vendosim edhe në ligjin për kulturën që do t’i përfshijë edhe 166 që u ka kaluar mandati i përvojës së punës njëjtë në këtë mënyrë dhe do të fitojnë punësim të përhershëm këtë vit”, tha Lutkov.

 

Advertisement

The post Artistët do të rikthehen në Ansambël, Lutkov: Drejtori i ri do të nënshkruajë për së dyti konkurs appeared first on Telegrafi.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy