Banka Popullore: Është ruajtur stabiliteti financiar

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Këshilli i Bankës Popullore (BP) ka mbajtur seancë të rregullt në të cilën ndër të tjera ka miratuar Raportin e Stabilitetit Financiar për vitin 2023. Raporti vlerëson se sistemi financiar i brendshëm është i qëndrueshëm, i përballon mirë sfidat dhe është rezistent ndaj goditjeve. Mjedisi në vitin 2023 ishte më i favorshëm, me një ngadalësim gradual të inflacionit, por edhe me ngadalësim të rritjes ekonomike, si dhe me pasiguri dhe rreziqe nga mjedisi. Të gjitha segmentet institucionale të sistemit financiar vendas vazhdojnë të funksionojnë pa probleme.

Rreziqet për stabilitetin financiar që rrjedhin nga secili prej këtyre segmenteve janë të moderuara dhe rreziku i “ngjitjes” është gjithashtu i moderuar, pra rreziku i përhapjes së rreziqeve nga një segment në segmentin tjetër të sistemit financiar. Sektori bankar është segmenti më i madh, por edhe kryesor i sistemit financiar, ku janë të përqendruara kursimet e sektorit jofinanciar dhe likuiditeti i institucioneve të tjera financiare, prandaj është vendimtar për stabilitetin financiar të vendit.

Sipas BP, sektori bankar ka ruajtur stabilitetin dhe besueshmërinë në punë, me përmirësim të aftësisë paguese, i cili është në nivelin më të lartë në 17 vitet e fundit, likuiditet solid dhe cilësi të mirë të portofolit të kredisë. Në këtë raport është aplikuar një kornizë e re, e avancuar metodologjike për kryerjen e makro stres testimit, e cila është një përmirësim i metodologjisë ekzistuese dhe reflekton rekomandimet e FMN-së për përmirësimin e stres-testimit në sistemin bankar të Maqedonisë. Stres testi makro i këtij viti tregoi një shkallë të lartë të rezistencës së sistemit bankar vendas ndaj goditjeve të supozuara nga mjedisi makroekonomik dhe makrofinanciar. Masat makroprudenciale të miratuara nga Banka Popullore në fushën e shtresës mbrojtëse anticiklike të kapitalit patën një kontribut të rëndësishëm në forcimin e mëtejshëm të rezistensë së sektorit bankar.

Për shkak të lëvizjeve më të favorshme të tregjeve të kapitalit në vitin 2023, krahasuar me një vit më parë, fondet private të pensioneve dhe fondet e investimeve arritën të realizojnë norma të qëndrueshme të kthimit vjetor, si dhe sektori i sigurimeve arriti një rezultat më të mirë financiar dhe mbajti një aftësi paguese të lartë e cila është disa herë më e lartë se minimumi i parashikuar nga rregullorja e kësaj zone. Segmentet e tjera të sistemit financiar (bankat e kursimeve, shoqëritë e lizingut, shoqëritë financiare) kanë pak rëndësi brenda sistemit të përgjithshëm financiar.

Advertisement

Në raport theksohet se rreziqet nga sektori jofinanciar janë të moderuara, duke pasur parasysh pozicionin e mirë financiar të amvisërive dhe të korporatave dhe rrjedhimisht, normën e ulët të kredive me probleme në portofolin e kredisë së bankës, por vigjilencë dhe menaxhim të kujdesshëm të borxhit nevojiten për të siguruar qëndrueshmërinë e tij edhe në periudhën e ardhshme. Konstatohet se amvisëritë vazhdojnë të kenë një nivel të moderuar dhe të qëndrueshëm të borxhit, ndërkohë që borxhi i sektorit të korporatave (i matur nëpërmjet pjesëmarrjes së tij në PBB) është pak më i lartë, krahasuar me një vit më parë, por për momentin nuk tregon për rreziqe më të mëdha për qëndrueshmërinë e tij, megjithatë kërkohet një menaxhim i kujdesshëm i rrezikut.

Raporti thekson se gjatë vitit 2023, Banka Popullore ka forcuar aktivitetet e saj në fushën e rreziqeve klimatike, si një nga cenueshmëritë strukturore më të rëndësishme ndaj së cilës është i ekspozuar sistemi financiar global dhe vendor në plan afatgjatë.

Sektori bankar vendas është i ekspozuar ndaj rreziqeve fizike dhe të tranzicionit që lidhen me ndryshimet klimatike, për shkak të ekspozimit kreditor të bankave ndaj zonave me shkallë të lartë rreziku në lidhje me fatkeqësitë natyrore dhe klientëve në aktivitete me emetim të lartë të gazeve serrë, si aktivitete energointensive dhe aktivitete të cilat varen nga lëndët djegëse fosile.

Raporti thekson se mjedisi është ende i pasigurt dhe vë në dukje rreziqet për periudhën e ardhshme, të cilat lidhen kryesisht me përshkallëzimin e mundshëm të tensioneve gjeopolitike dhe përhapjen e tyre në atë globale dhe indirekt në ekonominë e brendshme, e cila duke qenë e vogël dhe e hapur, është i ekspozuar fuqishëm ndaj goditjeve të jashtme. Gjithashtu, mbajtja e mundshme më e gjatë e kushteve të shtrënguara financiare mund të ndikojë negativisht në qëndrueshmërinë e borxhit, me efekte të transferueshme në bilancet e institucioneve financiare.

Advertisement

Situata të tilla tregojnë nevojën për vigjilencë të mëtejshme nga ana e institucioneve financiare dhe në drejtimin e politikave makroprudenciale, si mbështetje për ruajtjen e stabilitetit financiar edhe në periudhën e ardhshme. Mbajtja e një sektori bankar të fortë dhe rezistent do të jetë prioritet i Bankës Popullore edhe në periudhën e ardhshme, që është parakusht kyç për ruajtjen e stabilitetit financiar. Prandaj, në kushtet e një mjedisi të pasigurt makroekonomik, politika makroprudenciale e Bankës Popullore do të vazhdojë të synojë ruajtjen e fuqisë adekuate të kapitalit dhe likuiditetit të bankave vendase dhe në këtë mënyrë në forcimin e rezistencës ndaj rreziqeve të mundshme.

The post Banka Popullore: Është ruajtur stabiliteti financiar appeared first on Telegrafi.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy