
Deputeti i koalicionit VLEN, Adnan Azizi sot ka akuzuar BDI-në se për 20 vite ka keqpërdorur ligjin për veteranët e UÇK-së.
“20 vite pushtet absolut, në qeveri dhe pushtetin lokal, pse nuk e miratuar ligjin e veteranëve të UÇK-së, familjeve të dëshmorëve dhe invalidëve të luftës. Tani ju po akuzoni për hipokrizi. Ju jeni nana që e keni shpik hipokrizinë.
Gjithmonë jeni thirr në gjakun e dëshmorëve, ndërsa keni punuar për pasurimin tuaj”, tha Azizi.
Azizi i tha BDI-së se këto temat nuk kanë të bëjnë me partitë po kanë të bëjnë me çështje etnike dhe nuk duhet të keqpërdoren./Telegrafi/
Advertisement
The post Azizi: BDI për 20 vite ka keqpërdorur ligjin për veteranët e UÇK-së appeared first on Telegrafi.