Limani: Pres të kalojë propozim-ligji për vetëqeverisje lokale, nuk duhet të bëhen harxhime shtesë për zgjedhje të parakohshme

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Ushtruesi i detyrës së kryetarit të Komunës së Gostivarit, Valbon Limani, pret që propozim-ligji për vetëqeverisje lokalesot të kalojë në Kuvend, me të cilat do të mundësohet që në Komunën e Gostivarit të mos mbahen zgjedhje të parakohshme.

Ai tha se zgjedhjet lokale duhet të jenë të rregullta, pasi siç theksoi, nuk duhet të bëhen harxhime financiare nga buxheti i shtetit, njofton Telegrafi Maqedoni.

“Nuk e di se çfarë do të ndodh, nëse do të kalojë ligji. por e mirë është për shtetin duke e ditur situatën financiare të shtetit në përgjithësi dhe duke ditur se sa të holla duhen për të organizuar zgjedhje të reja, uroj dhe besoj që ky ligj të kalojë me të vetmin qëllim që të mos bëhen harxhime të panevojshme.

“Mirëpo edhe nëse nuk kalon ky ligj ne jemi të gatshëm në çdo kohë të shkojmë në zgjedhje”, tha Limani.

Advertisement

I pyetur nëse do të ketë zgjedhje, a do të jetë ai kandidat, Limani tha se për këtë duhet të vendosin organet e partisë dhe koalicionit VLEN./Telegrafi/

 

The post Limani: Pres të kalojë propozim-ligji për vetëqeverisje lokale, nuk duhet të bëhen harxhime shtesë për zgjedhje të parakohshme appeared first on Telegrafi.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy