Privohen nga liria dy persona nga Shkupi të akuzuar për vjedhje të rënda

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Sot (08.09.2024), zyrtarë policorë të ekipit operativ të bastisjes në SPB Shkup rreth orës 06:00 në Shkup, në territorin e komunës Kisella Vodë, kanë privuar nga liria  F.P. (31) nga Shkupi, i cili ishte kërkuar me urdhër qendror nga MPB-ja me urdhër të Gjykatës Themelore Penale Shkup, për dënim me burg në kohëzgjatje prej dy vjetësh, për veprën penale “vjedhje e rëndë”.

Po ashtu, sot (08.09.2024), zyrtarë policorë nga ekipi operativ i bastisjes në SPB Shkup rreth orës 06:50 në Shkup, në territorin e Komunës së Gazi Babës, kanë privuar V.D. (33) nga Shkupi, i cili me urdhër qendror nga MPB-ja ishte kërkuar me urdhër të Gjykatës Themelore Penale Shkup, për dënim me burg prej një viti, për veprën penale “vjedhje e rëndë”.

Personat do t’i dorëzohen institucionit penal kompetent.

The post Privohen nga liria dy persona nga Shkupi të akuzuar për vjedhje të rënda appeared first on Telegrafi.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy