Pas hekurave pasi dhunoi babain, por pëson infarkt sapo e takon, ndërron jetë në QSUT i burgosuri (EMRI)

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Pas hekurave pasi dhunoi babain, por pëson infarkt sapo e takon, ndërron jetë në QSUT i burgosuri (EMRI)

Një i person i cili ishte arrestuar në lidhje me akuzën e dhunës në familje, ka ndërruar sot jetë në spital.

Bëhet me dije se Aurrel Sabriu, humbi ndjenjat në dhomën e tij pas takimit me të atin dhe më pas është bërë transportimi i tij në reanimacionin Qendror të QSUT-së, ku edhe ka ndërruar jetë për shkak të problemeve kardiake.

“I paraburgosuri Aurrel Sabriu ka ndërruar jetë sot, më datë 04.09.2024, rreth orës 10:30, në Reanimacionin Qendror të QSUT-së.

Shtetasi i paraburgosur ishte shoqëruar në Spitalin Rajonal Korçë, pasi humbi ndjenjat në dhomën e tij pas takimit me të atin.

Advertisement

Me rekomandim të mjekëve të spitalit, ai u transferua dhe u shtrua në Reanimacionin Qendror në QSUT për shkak të problemeve kardiake.

Institucioni i Ekzekutimit të Vendimeve Penale Korçë ka ndërmarrë të gjitha masat e nevojshme për njoftimin e Prokurorisë, Komisariatit të Policisë Nr. 4 Tiranë, si dhe Specialistit të Shërbimit për Çështjet e Brendshme dhe Ankesat (SHKBSB).

I paraburgosuri Aurrel Sabriu, i lindur më 29.08.1975 në Maliq, ishte arrestuar më 22.05.2024 për dhunë në familje dhe ishte transferuar në IEVP Korçë më datë 25.05.2024 nga Komisariati i Policisë Korçë”, thuhet në njoftim./vizionplus.tv

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy