Mexhiti: 34.5 milionë euro për Universitetin “Nënë Tereza”

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Sot, në mbledhjen e Qeverisë, u miratua një vendim historik, investim madhor prej 34.5 milionë eurosh. Po ndërtojmë kampusin e Universitetit “Nënë Tereza”!, shkruan në Facebook zv. kryeministri, Izet Mexhiti.

“Ky projekt nuk është thjesht një ndërtim, por një simbol i vizionit tonë për një të ardhme më të ndritur për të rinjtë dhe për vendin tonë.

Për dekada, brezat kanë ëndërruar një qendër të tillë edukative që do të pasurojë jo vetëm dijen, por edhe shpirtin e një kombi të tërë.

Sot, ajo ëndërr po bëhet realitet! Me këtë kampus, po ndërtojmë një vatër të dijes për brezat e ardhshëm, duke u dhënë të rinjve mundësinë të formësojnë të ardhmen e vendit dhe të shoqërisë”, tha Mexhiti.

Advertisement

 

The post Mexhiti: 34.5 milionë euro për Universitetin “Nënë Tereza” appeared first on Telegrafi.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy