Stojanoski: OBRM-PDUKM nuk do ta përkrahë interpelancën kundër Gashit

Pinterest LinkedIn Tumblr +

OBRM-PDUKM nuk do ta përkrahë interpelancën kundër kryetarit të Kuvendit Afrim Gashi, tha deputeti i OBRM-PDUKM -së, Bojan Stojanoski në seancën e sotme parlamentare.

Sipas Stojanoskit, interpelanca nuk ka asnjë pikë kontakti me realitetin dhe shkeljen e procedurave parlamentare, por, siç thotë ai, është “produkt i koalicionit të dëshpëruar të koalicionit të ri të përbërë nga LSD, E Majta dhe BDI”.

“OBRM-PDUKM nuk do ta mbështesë këtë iniciativë së paku për tri arsye. E para është për shkak se nuk ka shkelje në kompetencat e kryetarit të Kuvendit që udhëheq institucionin e Kuvendit të Republikës së Maqedonisë.

Së dyti, kur sheh ato shtatë arsye, të gjithë autorët e akteve që shkojnë në drejtim të mosbindjes ndaj ligjeve në Ministrinë e Brendshme, për herë të parë janë gjetur dhe sanksionuar dhe për ta ka një procedurë.

Advertisement

Së treti, sepse është joserioze dhe marrëzi, sepse në pikën shtatë dhe nën pikat c, d, d është shkruar imagjinoni bazë për interpelancë për parkim”, tha Stojanoski.

Stojanoski, ndër të tjera, tha se nuk do të jetë si më parë, sepse siç theksoi, “OBRM-PDUKM nuk është borxhli ndaj askujt” dhe se si Koalicion janë të obliguar vetëm ndaj qytetarëve që i kanë votuar./Telegrafi/

The post Stojanoski: OBRM-PDUKM nuk do ta përkrahë interpelancën kundër Gashit appeared first on Telegrafi.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy