Detaje të reja kanë dalë nga aksidenti i rëndë i shënuar këtë të martë në aksin Lezhë-Shkodër.
Një makinë e ushtrisë, e cila ishte nisur drejt Mirditës për të ndihmuar në shuarjen e zjarrit është përplasur me një autobot, ku kanë mbetur të plagosur gjashtë ushtarak.
Automjeti i përket Batalionit të kembesorisë në Vaun e Dejës. Gazetari i Vizion Plus, Bepin Kolvata bën me dije se mjetit i është shpuar goma dhe për pasojë është përplasur me autobotin.
Ndihmës mjeku i këtij raporti, që ishte dhe një nga të plagosurit është në gjendje të rëndë shëndetësore, ndërsa të plagosurit e tjerë ndodhen jashtë rrezikut për jetën. /vizionplus.tv
Advertisement