Thomas Muller mbetet padiskutim një legjendë te Bayern Munchen. Ai ka shënuar një tjetër gol ditën e sotme, por gjithashtu ka vendosur edhe një tjetër rekord.
Sulmuesi i njohur luajti sot ndeshjen e 710-të me Bayern Munchen, një rekord absolut. Muller lë mbrapa edhe Sepp Maier, duke u shndërruar në futbollistin me më shumë paraqitje me bavarezët.
34-vjeçari festoi me një gol sot, në ndeshjen e fituar 2-0 ndaj Freiburg, takim ky që shkoi për llogari të kampionatit gjerman. Ai ka mbajtur veshur fanellën e Gjermanisë për 131 ndeshje, ku ka realizuar edhe 45 gola.
Advertisement