Skandal në Superligën e Kosovës, trajneri sulmon arbitrin pas humbjes

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Skandal në Superligën e Kosovës, trajneri sulmon arbitrin pas humbjes

Futbolli në Kosovë nuk ndryshon shumë nga ai në Shqipëri, kur vjen puna tek zënkat me arbitrin apo tifozët.

Një ngjarje e shëmtuar ka ndodhur sot gjatë ndeshjes së Superligës së Kosovës mes Prishtinës dhe Llapit, ku trajneri i kësaj të fundit, Tahir Batatina, ia faturoi humbjen 3-2 të skuadrës së tij arbitrit të sfidës, Genc Nuza.

Pas përfundimit të ndeshjes Batatina është sulur vrullshëm ndaj arbitrit me synim për ta goditur, por fatmirësisht është ndalur nga forcat e policisë që ndodheshin aty pranë..

Një skenë aspak e këndshme, e cila ka sjellë dhe reagimin e tifozëve në shkallët e stadiumit të cilët e kanë cilësuar të papranueshme sjelljen e trajnerit Batatina.

Advertisement

Skuadra e Llapit e ka nisur në mënyrën më të keqe të mundshme sezonin e ri, ku në katër sfida ka marrë vetëm 1 pikë.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy