Rusia shënjestron objektet civile, edhe Ukraina vijon sulmet, vriten 5 persona në Belgorod

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Rusia shënjestron objektet civile, edhe Ukraina vijon sulmet, vriten 5 persona në Belgorod

Tensionet mes  Moskës dhe Kievit  vijon të jenë të larta.

Rusia ka bombarduar Kharkivin  si hakmarrje ndaj avancimit të Ukrainës në rajonin e Kursk. Të paktën 7 persona janë konfirmuar të vdekur, ndërsa 97 të tjerë kanë mbetur të plagosur.

Lajmi është bërë i ditur nga kreu i administratës ushtarake rajonale, Oleh Syniehubov, i cili ka thënë se mes të plagosurve janë edhe 22 fëmijë. Ai tha se sulmet e Rusisë kishin në shënjestër infrastrukturën civile, duke goditur një shkollë dhe disa banesa.

Presidenti ukrainas Volodymir Zelensky e përshkroi këtë sulm si të tmerrshëm dhe frikacak, ndërsa kërkoi sërish nga perëndimi veprime konkrete .

Advertisement

“Rusia do të mbahet përgjegjëse për të gjitha veprat e saj të liga. Por bota duhet të kujtojë se taktika më efektive është parandalimi i veprimit të së keqes në radhë të parë.Ne kemi nevojë për vendime – vendime që partnerët tanë mund të marrin, vendime nga ato vende që kanë fuqinë për të siguruar që ne kemi aftësinë për të shkatërruar avionët ushtarakë rusë në bazat e tyre, ku eliminimi i këtyre terroristëve dhe avionëve të tyre do të jetë më efektiv”, tha Zelensky.

Sakaq nga ana tjetër, edhe Ukraina nuk i ka ndalur sulmet e saj në territorin rus. Të paktën sipas zyrtarëve te Moskes , 5 persona janë vrarë në rajonin e Belgorodit./vizionplus.tv

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy