
Policia e Tiranës ka arrestuar dy persona ditën e sotme.
Dy të arrestuarit, përkatesisht të moshës 58 dhe 55 vjeç ishin të shpallur në kërkim për veprën penale “Dhuna në familje”.
Njoftimi i Policisë:
Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 1 dhe ato të Komisariatit të Policisë Nr. 2, në zbatim të masave të hartuara në kuadër të megaoperacionit policor të koduar “Sundimi i ligjit”, bazuar në informacionet e siguruara për vendndodhjen e 2 shtetasve në kërkim, kanë intensifikuar kontrollet për kapjen dhe vënien e tyre përpara përgjegjësisë ligjore.
Si rezultat i kontrolleve të ushtruara:
– në rrugën “Dhimitër Kamarda”, shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 1 kapën shtetasin Sh. U., 58 vjeç, banues në Tiranë, i cili ishte shpallur në kërkim pasi Gjykata e Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë e ka dënuar me 1 vit e 4 muaj burgim, për veprën penale “Dhuna në familje”;
– në rrugën “Frederik Shiroka”, shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 2 kapën shtetasin S. S., 55 vjeç, banues në Tiranë, i cili ishte shpallur në kërkim pasi Gjykata e Apelit Tiranë e ka dënuar me 7 muaj burgim, për veprën penale “Dhuna në familje”.
Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme. /vizionplus.tv