
Një aksident është regjistruar pasditn e kësaj të premte në fshatin Nizhavec të Pogradecit.
Sipas njoftimit zyrtar, drejtuesi “Benz-it” ka humbur kontrollin dhe si pasojë automjeti ka dalë nga rruga. 38-vjeçari është dërguar menjëherë në spital, por fatmirësisht ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
“Sot rreth orës 17:10, në fshatin Nizhavec, Pogradec, shtetasi E. P., 38 vjeç, duke drejtuar automjetin tip “Benz”, dyshohet se ka humbur kontrollin mbi drejtimin e tij dhe si pasojë automjeti ka dalë nga rruga.
Shtetasi E. P. është dërguar në spital, për mjekim, jashtë rrezikut për jetën.
Advertisement
Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave dhe shkakut të aksidentit”, thuhet në njoftim. /vizionplus.tv