Dënimi që i dha fëmijës një grua ndërsa udhëtonin në avion ëhstë khyer në një temë debati të fortë në Kinë.
Një grua vendosi të mbyllë në tualetin e avionit fëmijën i cili qante vazhdimisht, kjo ka bërë që rrjeti të reagojë në mënyrë të ashpër, duke kërkuar dënimin e gruas.
“Unë thjesht doja ta qetësoja fëmijën dhe t’i lija rehat pasagjerët e tjerë”. Incident i pazakontë në ajër.
Incidenti u bë viral pasi një nga dy gratë postoi një video duke mbajtur vajzën brenda dhomës së tualetit gjatë fluturimit të “Juneyao Airlines” nga Guiyang në Shanghai.
Në postimin e saj, gruaja tha se po përpiqej të ndihmonte të tjerët në bord nga të qarat e foshnjes. Disa komentues e akuzuan atë për mungesë ndjeshmërie dhe “ngacmim” ndaj fëmijës, të tjerët mbrojtën veprimet e saj.
Linja ajrore më vonë tha se gjyshja e vajzës u kishte dhënë leje dy grave për ta “edukuar” të miturën.