Mbahet ceremonia e hapjes së Lojërave Paralimpike në Paris

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Mbahet ceremonia e hapjes së Lojërave Paralimpike në Paris

Në Paris do të mbahet ceremonia e hapjes së Lojërave Paralimpike,në 11 ditët e ardhshme. Mbajtja e këtyre lojërave po bëhet disa javë pasi kryeqyteti francez ishte mikpritës i Lojërave Verrore Olimpike.

Më shumë se 4.000 atletë, me dëmtime fizike, pamore dhe mendore, do të garojnë në 22 sporte. Kosova për herë të parë merr pjesë në Lojërat Paralimpike me atletin Grevist Bytyqi, 33 vjeç, që do ta përfaqësojë Kosovën në atletikë, në disiplinën vrapim prej 1500 metrash.

Atletët parakaluan përmes rrugës së famshme, Champs-Elysées deri te Place de la Concorde. Para nisjes së ceremonisë, organizatorët thanë se në të do të paraqitet vlerat që përfaqësojnë atletët paralimpikë. Organizatorët kanë thënë se më shumë se 2 milionë nga 2.8 milionë biletat janë shitur për Paralimpiadën e Parisit.

Garat do të nisin të enjten dhe medaljet e para do të ndahen për tekuando, pingpong dhe çiklizëm.

Advertisement

Atletët grupohen sipas niveleve të dëmtimit fizik, pamor apo mendor që kanë, për të siguruar një garë sa më të barabartë. /rel

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy