Fundosja e jahtit në brigjet e Siçilisë, autoritetet ngrenë alarmin: Rreth 18 mijë litra karburant janë ende në rezervuarët e anijes

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Fundosja e jahtit në brigjet e Siçilisë, autoritetet ngrenë alarmin: Rreth 18 mijë litra karburant janë ende në rezervuarët e anijes

Ekspertët po paralajmërojnë një rrezik tjetër të madh pas fundosjes së jahtit luksoz në brigjet e Siçilisë. Ata janë shprehur se rreziku fshihet nën rrënojat e anijes.

Brigada e zjarrfikësve në Palermo është e shqetësuar për “bombën ekologjike” që po godet brigjet e tyre, pasi 18 mijë litra karburant janë ende në rezervuarët e jahtit të fundosur.

Një javë pas aksidentit,  po punohet për një plan për të nxjerr shpejt rrënojat në sipërfaqe.

“Asgjësimi i karburantit është një prioritet kryesor”, tha Ambrogio Cartosio, prokurori që heton rastin.

Advertisement

Jahti luksoz aktualisht ndodhet në një thellësi prej 49 metrash dhe fillimisht duhet të jetë i sigurt për t’u nxjerrë e t’u paraqitet autoriteteve italiane një plan i detajuar rimëkëmbjeje. /vizionplus.tv

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy