Ademi për VLEN: Çdo ditë gënjejnë për ndryshimet kushtetuese

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Nënkryetari i BDI-së, Arbër Ademi nëpërmjet një statusi në rrjetin social Facebook, ka reaguar në lidhje me deklaratat e fundit të koalicionit VLEN për ndryshimet kushtetuese. Ademi thekson se nga koalicioni VLEN çdo ditë gënjejnë për ndryshimet kushtetuese.

“Çdo ditë u dalin në shesh gënjeshtrat vazalëve! Nënshkruan deklaratë të përbashkët si parti politike shqiptare se nuk hyjnë në qeveri pa ndryshime kushtetuese dhe e pat se çka ndodhi. Gënjyen! Turravrap në qeveri pa asnjë kusht, si humbës. Thanë se menjëherë sa te formohet qeveria do ta inicojnë procedurën e ndryshimeve kushtetuese dhe e pat se çka ndodhi. Gënjyen! Pastaj thanë se në qershor e më së voni në korrik do të fillojnë me ndryshimet kushtetuese. Prap gënjyen!Thanë se po i presin zgjedhjet të përfundojnë në Bullgari dhe në Europë. Zgjedhjet përfunduan, ndërsa këta gënjyen!”.

“Thanë se kanë vendosur një afat tre mujor për Qeverinë për të rinisur procedurën e tillë. Prap gënjyen. Dolën me ultimatum që brenda 6 muajve kjo çështje do të mbyllet. Sot e pat edhe vet, me zë dhe me figurë, se gënjyen publikisht. A mendoni se ju beson dikush juve?! E dijmë se jeni në qeveri për interesa të ngushta individuale, e asesi për të përfaqësuar kombin dhe shtetin. S’mund ZNAM-i dhe VMRO-ja t’ju shkelin, sa mund të duroni ju. Për faqe të zezë jeni bërë!”, (sic) shkruan në Facebook, Arber Ademi nga BDI.

 

Advertisement

The post Ademi për VLEN: Çdo ditë gënjejnë për ndryshimet kushtetuese appeared first on Telegrafi.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy