BDI: Skandalet e përditshme dhe dështimi total ia kanë humbur mendjen VLEN-it

Pinterest LinkedIn Tumblr +

BDI sot përmes një kumtese ka akuzuar koalicionin VLEN se për shkak të paaftësive të tyre po nxisin shpifje dhe po sajojnë armiq për të shfajësuar veten.

“Skandalet e mëdha në Vlen, bashkë me poshtërimet e përditshme nga ana e humbësve të zgjedhjeve presidenciale dhe parlamentare, përfshirë edhe paaftësinë për ta mbrojtur flamurin kombëtar shqiptar, ua ka humbur mendjen vazalëve dhe i nxisin të shpifin e të sajojnë armiq vetëm për tu shfajësuar nga turpi.

Të nënçmuar e të papërfillur nga ZNAM dhe OBRM-PDUKM, pa flamurin kombëtar në zyre, pa gjuhën shqipe në institucione, pa shqiptarët në balanser, me burgosje të ushtarëve të UÇK-së, ju kanë mbetur vetëm dasmat dhe shpifjet qesharake.

Astrit Iseni dhe të gjithë ministrat tjerë janë të pa aftë ti mbrojnë shqiptarët, gjuhën, flamurin, përfaqësimin e drejtë, Marrëveshjen e Ohrit por edhe fëmijët shqiptarë nga abuzimi, prandaj dhe duhet të dorëhiqen”, thonë nga BDI.

Advertisement

Nga atje akuzojnë VLEN se nuk kanë realizuar asnjë premtim./Telegrafi/

 

The post BDI: Skandalet e përditshme dhe dështimi total ia kanë humbur mendjen VLEN-it appeared first on Telegrafi.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy