![Aksident në Lushnje, i mituri humb kontrollin e motomjetit, përplas 6-vjeçaren](https://www.vizionplus.tv/wp-content/uploads/2024/08/1716284951_weqfqf.jpg)
Një aksident është regjistuar mëngjesin e kësaj të premte në fshatin Bubullimë të Lushnjes.
Një 17-vjeçar ka përplasur me motomjet një 6-vjeçare, e cila ka marrë dëmtime të lehta. Sipas njoftimit zyrtar, i mituri është shoqëruar për në Komisariat.
“Rreth orës 10:00, në fshatin Bubullimë, një shtetas i mitur., 17 vjeç, dyshohet se për shkak të humbjes së kontrollit mbi drejtimin e motomjetit, ka përplasur me motomjet një 6-vjeçare. Si pasojë e mitura ka marrë dëmtime të lehta.
Ndërkaq, drejtuesi i motomjetit po shoqërohet në Komisariat, për kryerjen e veprimeve të mëtejshme procedurale.
Advertisement
Grupi hetimor po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të aksidentit”, thuhet në njoftim. /vizionplus.tv