Bastisje në Ohër, gjendet drogë – arrestohet një person

Pinterest LinkedIn Tumblr +

MPB Maqedoni njofton se dje (22.08.2024) në ora 19:20 në Ohër, nga ana e punonjësve policorë të Seksionit për Trafikim të Paligjshëm të Drogës dhe Armëve pranë SPB Ohër, e kanë privuar nga liria shtetasin Z.R (53).

“Pas marrjes së masave dhe aktiviteteve dhe marrjes së urdhëresës nga Gjykata Themelore e Ohrit, në objektin e tij hoteliere në Ohër është kryer kontroll, gjatë të cilit është gjetur dhe konfiskuar një lëndë pluhuri e bardhë”.

“Më pas, po ashtu me urdhër të gjykatës, në banesën e tij është bërë kontroll, gjatë të cilit është gjetur dhe konfiskuar një lëndë pluhuri ngjyrë kafe dhe një lëndë pluhurore e bardhë”.

“Për ngjarjen është njoftuar prokurori publik, i cili është ndaluar në stacionin policor. Pas dokumentimit të plotë të rastit ndaj tij do të bëhet kallëzimi përkatës”, thonë nga MPB.

Advertisement

The post Bastisje në Ohër, gjendet drogë – arrestohet një person appeared first on Telegrafi.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy