Partizani dhe Racing Santander kompletuan marrëveshjen transferimin e mesfushorit Maget drejt Spanjës.
Ishte vetë klubi i kuq, pasuar edhe nga spanjollet që konfirmuan përmes kanaleve zyrtare në rrjetet sociale se futbollisti senegalez ka mbyllur aventurën me ekipin shqiptar dhe ka kaluar me titull definitiv te Santander, ekip që aktualisht është në ligën e dytë të futbollit spanjoll.
Klubi kryeqytetas nuk bëri publik detaje financiare të transferimit, mirëpo burime për Vizion Plus bëjnë me dije se Partizani do të arkëtojë rreth 1 milion euro nga kjo lëvizje.
Maguette Gueje erdhi tek të kuqtë në 2021 dhe u kthye jo vetëm në një nga lojtarët më të mirë të partizanit dhe të kampionatit shqiptar. /vizioonplus.tv
Advertisement