Trump fjalim në kuti antiplumb: Biden dhe Harris na kanë çuar në prag të Luftës së Tretë Botërore

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Trump fjalim në kuti antiplumb: Biden dhe Harris na kanë çuar në prag të Luftës së Tretë Botërore

Kandidati repubikan për president, Donald Trump u shfaq për herë të parë në një tubim në ambjent të hapur që nga tentativa për vrasjen e tij në 13 korrik.

Sipas udhëzimeve të shërbimit sekret pas atentatit, ish presidenti e mbajti fjalimin e tij në Karolinën e veriut  brenda një kutie xhami anti plumb, ndërsa u fokusua në sigurinë kombëtare dhe politikën e jashtme.

“Ne do të rrisim fondet por në të njëjtën kohë edhe kontrollet për sistemet e armëve nga e kaluara. Do të ndërtojmë një mbrojtje të hekurt ajrore në mënyrë që të mos na godasin, e mund tia japim atë edhe vendeve të tjera”, tha Trump.

Trump kritikoi ashpër trajtimin e çështjeve ndërkombëtare nga administrata Biden-Harris, përfshirë tërheqjen e trupave amerikanë nga afganistani dhe luftrat në Ukrainë e lindjen e mesme.

Advertisement

“Bota është në zjarr dhe Kamala e Biden na kanë çuar në prag të luftës së tretë botërore”, tha ai.

Trump përsërti gjithashtu se nëse ai do të kishte qenë në shtëpinë e Bardhë në 2022, Lufta Rusi –Ukrainë nuk do të kishte ndodhur.

Një raport i fundit i sondzheve në SHBA ka treguar se qytetarët besojnë se trump është kandidati i duhur për të zgjidhur çështjen e luftës në Lindjen e Mesme. /vizionplus.tv

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy