Roma do ta zëvendësojë Dybalan me një argjentinas

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Roma do ta zëvendësojë Dybalan me një argjentinas

Paulo Dybala vazhdon ta ketë të paqartë të ardhmen e tij, nëse do të mbetet te Roma apo do të largohet.

Ylli argjentinas ka marrë një ofertë nga skuadra arabe Al Qadisiyah dhe po e mendon nëse do ta pranojë ose jo.

Klubi arab i ka ofruar kontratë tre vjeçare nga e cila ylli argjentinas do të fitoj 60 milionë euro dhe Dybala ende nuk ka marrë një vendim përfundimtar.

Megjithatë te Roma po përgatiten edhe për largimin e argjentinasit dhe kanë filluar të mendojnë për zëvendësuesin e tij.

Advertisement

Corriere dello Sport ka raportuar se Giallorosët do ta zëvendësojnë Dybalan me bashkëkombësin e tij Rodrigo Riquelme nga Atletico Madrid.

Kryeqytetasit italian tanimë kanë pyetur te Atletico për çmimin e Riquelmes i cili është 25 milionë euro.

Në rast se Dybala pranon transferimin në Arabi, atëherë Roma me të gjitha forcat do të tentojë afrimin e argjentinasit tjetër.

 

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy