EMRI+FOTO/ Ndahet nga jeta prezantuesi i njohur amerikan

Pinterest LinkedIn Tumblr +
EMRI+FOTO/ Ndahet nga jeta prezantuesi i njohur amerikan

Prezantuesi amerikan Phil Donahue ka humbur jetën në moshën 88-vjeçare. Lajmin e ka konfirmuar familja e tij për mediat amerikane.

Prezantuesi vdiq në shtëpinë e tij të dielën pas një sëmundjeje të gjatë.

Donahue, i cili krijoi dhe drejtoi emisionin Phil Donahue, u konsiderua “mbreti i bisedave gjatë ditës” në SHBA.

Gjatë karrierës së tij, Donahue intervistoi figura të njohura, duke përfshirë Nelson Mandela, Muhammad Ali, Sammy Davis Jr, Sir Elton John, Ëhoopi Goldberg, Robin Williams, Dolly Parton dhe Michael J Fox.

Advertisement

Donahue konsiderohet një pionier në peizazhin televiziv. Ai drejtoi më shumë se 6,000 edicione të talk shoë-t të tij midis 1967 dhe 1996.

I lindur në Cleveland në vitin 1935, Donahue filloi karrierën e tij mediatike në fund të viteve 1950 në radio dhe televizion, duke lançuar emisionin e tij në vitin 1967.

Në vitin 1974, shfaqja u zhvendos nga Ohio në Çikago dhe ndryshoi emrin e saj në thjesht Donahue.

Advertisement

Ai fitoi 20 çmime Emmy gjatë karrierës së tij, 10 prej të cilave ishin për prezantues të jashtëzakonshëm dhe 10 për vetë intervistat.

Në fillim të këtij viti, atij iu dha medalja e lirisë, nderimi më i lartë civil në SHBA, nga presidenti Joe Biden.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy