Këtë vit, ndryshe nga herët e tjera Korçën dhe gjithë juglindjen e kanë vizituar turistë të shumtë të ardhur kryesisht nga Europa Veriore dhe vende të tjera të botës, të cilët kanë qenë të interesuar për historinë e trashëgimisë së kulturës e shumë më tepër për arkeologjinë.
Sivjet turistët kanë shfaqur interes të shtuar për vallet tradicionale shqiptare, gjë e cila nuk kishte ndodhur më parë, ndaj e për këtë kanë zgjedhur Korçën pasi vallet e kësaj treve edhe për ta janë interesante
“Unë vij nga Franca, nga Parisi. Jam për herë të dytë në Shqipëri e vij posaçërisht vetëm për të mësuar vallet tradicionale. Është shumë kënaqësi të vish këtu e të çlodhesh me muzikën tuaj. E pelqen vallja e dados (lere ta thotë këtë fjalinë në anglisht)”, thotë një turiste.
“Unë jam Pam, vij nga Kalifornia. Unë jam ne Shqipëri për herë të parë dhe jam shumë e lumtur. Vallet dhe këngët tuaja kanë shumë emocione, bëra shumë mirë që erdha”, shprehet një tjetër.
“Është hera e parë në Shqipëri, kam parë me pare ne Greqi por jo në vendin tuaj. Vij nga Australia, sa bukur kërceni ju shqiptaret, të rinjtë tuaj kaq energjike. Nuk kisha kërcyer asnjëherë valle shqiptare dhe rashe në dashuri me to”, thotë turistja.
“Unë vij nga Franca është hera ime e parë në Shqipëri. Me pëlqejnë shumë vallet shqiptare, kam kërcyer me pare me Bardhin, kërcimtarin tuaj në Paris por tani kam mësuar vet hapat, kohën, detajet. Tani di të kërcej shqip”, thotë një tjetër turiste.
Në këtë sezon turistik më shumë se 10 grupe turistësh të huaj kanë qëndruar për disa ditë pranë qendrës së artit dhe inovacionit, aty ku koreografi i njohur korçar Bardhi Pojani u ka mësuar vallet tradicionale të juglindjes së vendit. /vizionplus.tv