Reperi Rigles Rajku, i njohur ndryshe si Noizy është liruar nga burgu ditën e djeshme. Gjykata e Durrësit ka marrë këtë vendim pasi reperi ofroi garanci pasurore 5 milionë lekë.
Miqtë e kanë pritur reperin që nga momenti i lirimit dhe e kanë shoqëruar në shtëpi ku është organizuar një festë për të.
Një moment prekës, që Noizy e ka shpërndarë vetë në rrjetet sociale është përlotja e nënës së tij, e cila padyshim e ka përjetuar më shumë nga të gjithë këtë periudhë./vizionplus.tv
Advertisement