Ahmeti në takim me ambasadorin bullgar: Destabilizime të trilluara sajon Qeveria, mos bini pre e provokimeve

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti, ka pritur sot në selinë e partisë në Tetovë, ambasadorin e Bulgarisë në Shkup, Angel Angelov.

Siç njoftojnë nga BDI, bashkëbiseduesit këmbyen mendime rreth Korridorit 8, rrugor dhe hekurudhor, ndryshimet kushtetuese, marrëveshjeve kyçe të shtetit, atë të Ohrit, të Prespës dhe të fqinjësisë së mirë me Bulgarinë si dhe integrimin europian.

“Kryetari Ahmeti fillimisht e spjegoi frymën e Marrëveshjes së Ohrit duke njoftuar Ambasadorin mbi draft platformën për legjitimitet të përgatitur nga autori i Marrëveshjes së Ohrit Paul Williams dhe PILPG, si dhe opinionet e ekspertëve vendor. Gjithashtu, z. Ahmeti foli për aktivitetet që do ti ndërmerr BDI dhe Fronti Europian në mbrojtje të legjitimitetit që nga muaji shtator në takime me qytetarë”.

“Njëkohësisht Ahmeti theksoi që BDI është parti shtetformuese andaj dhe sajesat inekzistente të kryeministrit Mickovski për skenare për destabilizim janë të pavërteta dhe paraqesin skenare të qëllimshme dhe të rrezikshme qeveritare për fajësim të të tjerëve me qëllim të defokusimit të opinionit nga mungesa e rezultateve dhe skandaleve të përditshme të qeverisë”, thuhet në njoftim.

Advertisement

Më tej shtojnë se “BDI e ka dëshmuar kontributin për stabilitet dhe siguri dhe kundërshton çdo tentativë inskenuese politike për destabilizim dhe fton shqiptarët dhe të tjerët mos të biejnë pre e provokimeve të qeverisë pa legjitimitet etnik”.

The post Ahmeti në takim me ambasadorin bullgar: Destabilizime të trilluara sajon Qeveria, mos bini pre e provokimeve appeared first on Telegrafi.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy