Ministri i Mbrojtjes, Pirro Vengu së bashku me Shefin e Shtabit të Përgjithshëm të FA dhe Drejtorin e Përgjithshëm të AKMC, diskutuan mbi situatën e zjarreve në vendin tonë.
Ministri Vengu u shpreh se janë shuar 30 vatra zjarri, ndërsa vetëm 10 janë ende aktive.
Më tej, ai shtoi se po vijon përpjekja për shuarjen e flakëve, si dhe theksoi se është rritur gatishmëria.
“E vërteta është që kemi pasur një javë të vështirë. Dita e djeshme ka qenë dita me intensitetin më të madh të vatrave të zjarreve, 40 vatra të indentifikuar në rang vendi. Kemi shuar 30 prej tyre, janë 10 aktive. Vijojnë përpjekjet për shuarjen e flakëve. Gatishmëria është rritur. Koha është për reagim të shpejtë”, theksoi ndër të tjera ministri i Mbrojtjes, Pirro Vengu
Advertisement