Vinicius Junior mund të konsiderohet absolutisht si një i “çmendur” pas futbollit europian, pasi sëfundmi ka refuzuar një ofertë marramendëse të ardhur nga Arabia Saudite.
Vinicius i është propozuar një pagë prej 350 milionë eurosh në vit gjatë qëndrimit në Arabinë Saudite, ku do të ishte njëkohësisht edhe ambasador i vendit me fokusin te promovimi i tij, meqë sauditët do të jenë organizatorët e Botërorit 2034.
Por Vinicius Junior nuk është menduar dy herë për t’i thënë “JO” kësaj oferte të “çmendur” duke deklaruar se do të vijojë të laujë për Real Madrid.
Nëse do ta kishte pranuar një ofertë nga Arabia, Vinicius brenda pak vitesh do të bëhej absolutisht futbollisti më i pasur në botë.
Advertisement