Në Rubik, një 55-vjeçar, punonjës i një firme për nxjerrjen dhe përpunimin e mineraleve, gjatë rrugës për në kantier humbi kontrollin mbi drejtimin e mjetit të tonazhit të rëndë dhe doli nga rruga duke humbur jetën.
Ndërkohë në rrugën nacionale Fushe Krujë – Thumanë pranë fshatit Derven dy automjete u përplasen duke lënë të lënduar drejtuesit.
Njeri nga te plagosurit u dërgua për ndihmë mjekësore në spitalin e Traumës, ndërsa tjetri po mer mjekim në Fushë Krujë.
Një tjetër aksident me një të plagosur ndodhi ne aksin Pogradec – Tushemisht. Një makinë humbi kontrollin për shkak të shpejtësisë dhe doli nga rruga. Shoferi mbeti i plagosur por është jashtë rrezikut për jetën.
Advertisement