Disa vatra zjarri janë regjistruar pasditen e së dielës në rrethin e Vlorës. Zjarri i cili nisi ne malin midis Gjormit dhe Lepenicës u arrit të vihej në kontroll vetëm në orët e vona.
Situata zjarri ka patur edhe fshatin Vranisht ku zjarrfikëset e Himarës arritën ta vinin në kontroll në orët e vona.
Ndërkohë rreth orës 16:00, një zjarr me përmasa të mëdha përfshiu zonën e fshatit Mërtiraj të njësisë administrative Vllahinë. Zjarri është përhapur me shpejtësi i favorizuar nga era duke djegur me shpejtësi sipërfaqe me kullota.
Për disa momente flakët kanë rrezikuar disa banesa si dhe puset e naftës . Zjarri i cili u përhap me shpejtësi, vuri në vështirësi zjarrfikësit e Selenicës për shkak të errësirës dhe terrenit të thyer malor.
Ndërkohë përpos zjërrfikësve të Selenices, në ndihmë shkuan edhe 6 automjete të zjarrfikësve të ardhura nga Vlora dhe Fieri. /vizionplus.tv