Legjenda e mundjes profesioniste, Kevin Sullivan ka humbur jetën në moshën 74-vjeçare.
Sipas mediave të huaja, nuk është publikuar shkaku i vdekjes. Lajmi është konfirmuar nga “WWW”.
“Një figurë unike dhe me ndikim në historinë e sportit-argëtuese. Sullivan gjeti sukses si në ring ashtu edhe në prapaskenë me prirjen e tij për ide të largëta që i shtynin kufijtë krijues”, thuhet ndër të tjera në deklaratë.
Siç raportojnë mediat e huaja, vajza e Sullivan, Nicole Sullivan, krijoi një fushatë për mbledhjen e fondeve pasi ajo tha se i ati pësoi një aksident në Florida më 12 maj.
“Më 12 maj 2024, ndërsa ishte në Florida për nënshkrime autografesh, Kevin pësoi një aksident shkatërrues. Ai iu nënshtrua një operacioni urgjent që i shpëtoi këmbën dhe jetën, por u përball me komplikime të rënda”, tha ajo në fushatë.