Sulmuesit shqiptar duket sikur e kanë nisur të gjithë me këmbën e djathtë këtë sezon të ri futbollistik.
Pas golave të shënuar nga Uzuni në miqësore një ditë më parë, asisit të Barjamit në Kupën e Italisë dhe golit të Dakut në Rusi, një tjetër shqiptar ka shënuar.
Goal Town 1.0 Dobra pic.twitter.com/4ryP0m7cGA
— The Football League Lads (@blinkudie) August 9, 2024
Advertisement
Këtë herë është Armando Dobra, i cili e ka nisur sezonin në mënyrë më të mirë të mundshme me anglezët e Çesterfilld, në Ligën e Dytë. Sulmuesi shqiptar, shënoi golin e parë për skuadrën e tij në këtë edicion.
Dobra arriti të gjente rrugën e rrjetës në minutën e 15-të të sfidës ndaj Suindon e vlefshme për javën e parë të kampionatit, teksa pjesa e parë u mbyll me rezultatin 1-0.