Një minator 33 vjeçar ka mbetur i plagosur rëndë këtë të premte në një nga galeritë e zonës D të minierës së Bulqizës.
Mësohet se minatori 33 vjeçar me inicialet N.A. ka qenë në frontin e punës teksa është goditur nga një masiv gurësh.
Ai është nxjerrë jashtë galerisë nga kolegët e tij dhe është transportuar për të marrë ndihmën e parë në spitalin e Bulqizës.
Advertisement
Mësohet se bluzat e bardha të këtij spitali kanë kërkuar transportimin me helikopter drejt Tiranës për shkak të gjendjes së rëndë.
Ndërkohë grupi hetimor ka nisur hetimet për të zbardhur shkaqet e vërteta të aksidentit në punë të 33 vjeçarit. /vizionplus.tv