Bulmeti
Një nga më të njohurit në këtë listë është padyshim bulmeti. Ekspertët thonsë se ushqimet me bazë bulmetin janë më të vështira për t’u tretur dhe mund të shkaktojnë lehtë inflamacion në organziëm. Gjithashtu personat që konsumojnë shpesh bulmet rrezikojnë të vuajnë nga diabeti dhe nivelet e larta të kolesterolit. Qumështi përmban hormone të cilat ndikojnë në prishjen e balancës së hormoneve tuaja e sidomos tek gratë duke shkaktuar probleme me vezoret.
Kafja, çaji dhe pijet me gaz
Ushqimet me sheqer
Me siguri kur konsumoni një cokollatë apo biskotë të vogël të pasur me sheqer nuk mendoni se sa dëm shkakton në organizmin tuaj. Përtej peshës që shtoni, sheqeri ndikon për keq edhe në balancën e hormoneve tuaja. Rritja e niveleve të glukozës në trup ndikon negativisht në lëkurë dhe rrit frekuencën e pucrrave.
Ushqimet e përpunuara
Këtu mund të fusim një sërë ushqimet që nga mishi, salami, konservat e çdo gjë tjetër që përmban konservantë. Pak a shumë ushqime që njerëzit i përdorin në përditshmëri të cilat mbartin një rrisk me vete. Së pari do të keni probleme me peshën, metabolizmin dhe tretjen për shkak të sasive të mëdha të kripës dhe konservuesve. Gjithashtu këto ushqime ndikojnë negativisht edhe në punën e hormoneve tuaja në trup kështu që mbajini larg.
Karbohidratet
Kur vjen puna tek hormone, karbohidratet janë ushqimi më i keq që mund të konsumoni. Karbohidratet ndikojnë drejtpërdrejtë tek nivelet e kortizolit e për rrjedhojë krijojnë çrregullime në sistemin tuaj. Tek to futen të gjithë ushqimet me bazë brumi, patatet e skuqura, ushqimet me sheqer apo pijet me gaz. Në vend të tyre konsumoni më shumë mish të freskët dhe proteina për të mbajtur hormone në balancë.