Bangladesh, Laureati i Nobelit Yunus do të marrë drejtimin e qeverisë së përkohshme

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Bangladesh, Laureati i Nobelit Yunus do të marrë drejtimin e qeverisë së përkohshme

Muhamed Yunus është rikthyer në Dhaka ku do të udhëheqë qeverinë e përkohshme që do ta çojë Bangladeshin përmes një procesi demokratik drejt zgjedhjeve pas rrëzimit të kryeministrit Sheikh Hasina .

“Bangladeshi ka krijuar një ditë të re fitoreje. Bangladeshi po jeton një pavarësi të dytë”, u tha ai mbështetësve dhe gazetarëve pas uljes në aeroportin e Dhakës, duke përshëndetur “ditën e lavdishme”.

Ekonomisti 84-vjeçar, fitues i çmimit Nobel për Paqe, “bankieri i të varfërve”, po kthehet në vendin e tij nga mërgimi pas trazirave të dhunshme antiqeveritare që shkaktuan vdekjen e 400 njerëzve dhe dorëheqjen dhe ikjen e Sheikh Hasina.

Ai do të betohet më vonë gjatë ditës në një ceremoni ku marrin pjesë njëqind vetë./vizionplus.tv

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy