Janevska: Vitin e ardhshëm nuk do të ketë pushim pranveror për nxënësit

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Ministrja e Arsimit dhe Shkencës, Vesna Janevska, informon se në vitin e ardhshëm shkollor nuk do të ketë pushim pranveror për nxënësit. Anketat përfundimtare të prindërve treguan se ata nuk duan, por të njëjtën gjë mendojnë edhe nxënësit më të mëdhenj.

“Këtë vit nuk do të ketë pushim pranveror”, tha Janevska në një deklaratë për media, duke shtuar se viti shkollor do të fillojë më 2 shtator, të hënën.

E pyetur nëse MASH po shqyrton një mundësi tjetër për pushim të shkurtër për nxënësit, Janevska thotë se për momentin nuk ka një gjë të tillë.

“Kemi bërë një anketë legjitime dhe qytetarët kanë shprehur nevojat e tyre”, shtoi Ministrja.

Advertisement

Më herët, Ministria e Arsimit dhe Kulturës publikoi një anketë nëse është e nevojshme të organizohet një pushim pranveror./Telegrafi/

The post Janevska: Vitin e ardhshëm nuk do të ketë pushim pranveror për nxënësit appeared first on Telegrafi.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy