Ndalohet një person në Veles, në mënyrë të qëllimshme ka shkaktuar zjarr

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Dje në ora 12:00 në Veles, zyrtarë policorë nga SPB Veles, kanë ndaluar S.M. (50) nga fshati Oreshë, komuna Çashkë, nën dyshimin se ka kryer veprën penale “shkaktim i rrezikut publik” .

Ai dyshohet se ka shkaktuar zjarrin më datë 06.08.2024 rreth orës 12:00 në zonën e fshatit Papradishtë në drejtim të fshatit Oreshë, gjatë të cilit një sipërfaqe e madhe mali me kërcell të ulët dhe mbetje të prerjeve. I janë marrë sendet që dyshohet se kanë lidhje me krimin dhe në një bisedë zyrtare në stacionin policor ka pranuar veprën e kryer.

Për ngjarjen është njoftuar prokurori publik, ndërsa është paraqitur kallëzim penal për veprën penale të “shkaktimit të rrezikut publik”

The post Ndalohet një person në Veles, në mënyrë të qëllimshme ka shkaktuar zjarr appeared first on Telegrafi.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy